Haradinaj i reagon ashpër analistit kosovar: Kush je ti që na ofendon gjakun e familjarëve

Prishtinë | 06 Gus 2019 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

Meliza Haradinaj, këshilltarja e kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj një komenti të analistit, Fisnik Halimi, rreth shkëmbimit të territorit.

Ai ka thënë se të gjithë akterët e rëndësishëm politikë në Kosovë i kanë parë hartat për shkëmbime territoresh me Serbinë.

Sipas Melizës, sponsorizimi i temave përmes sojeve të Fisnik Halimit, garanton dështimin e tyre.

Reagim i plotë:

Kush është Fisnik Halimi që ne ta tolerojmë të na ofendojë atdhedashurinë, gjakun e familjarëve të vrarë, sakrificën e prindërve, kontributin për Kosovën që gëzojmë sot bashkë?????

Çfar njohësi i çështjeve mund të jetë ky person që mund të konstatojë se “hartat e reja me territore të shkëmbyera” që ky ose shefat e tij i paskan parë, qenkan të mira????

Çfar kredenciale e kontributi ka ky person që na shfaqet në publik me konfidencë për çështje territoriale, të cilat çështje skanë mundur ti zgjidhen as 2 shekujt e kaluar, e as me disa palë luftëra të përgjakshme?!

Sponsorizimi i temave përmes sojeve të Fisnik Halimit, garanton dështimin e tyre. Vazhdoni…

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme