Ditët e bukura me diell të tetorit, po i shijon në maksimum kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, raporton EkonomiaOnline.
Pas humbjes që e pësoi në zgjedhjet e 6 tetorit, Haradinaj ka vendosur që t’i jap vetës një pushim.
I shoqëruar me vëllain e tij Dautin, kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifin, zëvendësministrin, Rexhep Kadriun dhe me sekretarin e AAK-së, Xhavit Alijaj, Haradinaj po e shijon kafen në Shqipëri, raporton EO.
Në një fotografi të postuar nga anëtari i kryesisë së AAK-së, Kushtrim Brahimaj, ata shihen teksa shijojnë motin e mirë të tetorit në një nga hotelet më luksoze në Durrës.