Haradinaj i shkon në zyrë Mehajt, tregon arsyen

Prishtinë | 31 Dhj 2021 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës, me ç’rast është pritur nga ministri, Armend Mehaj.

Haradinaj në Facebook ka njoftuar për këtë vizitë, teksa ka thënë se temë diskutimi ka qenë siguria nacionale.

“Sot qëndrova për vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës. Bisedova me ministrin Mehaj për zhvillimet në Ushtri dhe për tema të sigurisë nacionale. Falënderova ministrin, mbarë personelin e Ministrisë dhe ushtarakët e Kosovës, për shërbimin e tyre. Ushtria dhe siguria e vendit na bashkojnë”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme