Haradinaj, i vetmi nga liderët opozitarë në takim me presidenten Osmani

Prishtinë | 22 Qer 2023 | 17:13 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur në takim kreun e Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

Të ftuar në takim ishin edhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, dhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, mirëpo ata e kanë refuzuar ftesën e presidentes.

Ky takim vjen pas propozimit Haradinajt që partitë opozitare të takohen dhe të diskutojnë me presidenten Osmani në lidhje me situatën e fundit të krijuar në veri të vendit.

Të ngjashme