Haradinaj: Ideja komuniste e VV-së se me darka e dreka vjen fukarallaku, është ide e mbrapshtë

Prishtinë | 22 Kor 2020 | 21:24 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për një mentalitet, që ai e ka quajtur komunist.


Ai ka thënë se Vetëvendosje shpreh kritika të paqëndrueshme, siç janë ato për drekat e darkat zyrtare. Haradinaj ka thënë se është normale që shteti të harxhojë në dreka, darka e koktej zyrtar.


“Ideja komuniste që ka ardhë prej VV-së, është ide e mbrapshtë. Shteti duhet të shpenzojë për të pritur miqtë, në reprezantacion. E kanë mbjellë një ide që kështu vjen fukarallaku. Darka shtron një familje, e leje më shteti”, ka thënë Haradinaj në Rubikon.


Haradinaj ka thënë se të gjitha shtetet harxhojnë në pritje të ndryshme që hyjnë në kuadër të diplomacisë.

“Kudo që kam shku, më kanë pritë nëpër villa. Të gjitha shtetet i kanë.  Në Kroaci më kanë pritë kështu, Mal të Zi, Shqipëri. Ne, në fakt, në Kosovë, harxhojmë shumë pak brenda. Nuk rregullohet gjendja e fukarasë, pse shteti nuk e kthen një drekë”, ka theksuar ai tutje.


Haradinaj ka thënë se kryetari i VV-së Albin Kurti nuk e ka kuptuar logjikën qeverisës.


“Z. Kurti logjikën qeverisëse s’e ka kuptu fare. Pse? Pse qëndroi 50 ditë? Ai e ka rrëzu veten. Sa për mua kishte nejtë 8 vjet. Duhesh në gjendje me duru, me përbi, me i gra punës. Ai e zgedhi rrugën e lehtë, e humbi shumicën”, ka theksuar ai.

Të ngjashme