Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është i tronditur nga lajmi për humbjen e katër jetëve në dy aksidentet që kanë ndodhur sot.
“Ngushëllimet më të thella familjeve, që humbën më të dashurit e tyre”.
“ Tragjeditë kaq të shpeshta e me pasoja fatale janë shqetësuese për të gjithë ne”.
“ Iu bëj thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të vozisin me përgjegjësi, ndërsa institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin të gjitha veprimet adekuate në parandalimin e aksidenteve, të cilat po përgjakin rrugët e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.