Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se me shqetësim ka marr lajmin për rastin e fundit të abuzimit seksual me të miturën nga Drenasi.
” Jam i tronditur që një mësues që i besojmë fëmiun dhe një polic që i besojmë sigurinë të abuzojnë me një të mitur. Përgëzoj reagimin e shpejtë të autoriteteve komunale dhe qendrore ndaj këtyre abuzuesve”.
” Bashkëndjejë me familjen e të abuzuarës dhe i siguroj që organet e drejtësisë do të merren me rastin seriozisht”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.
Haradinaj ka falënderuar mediat për angazhimin e pandalshëm që të raportojnë për raste të tilla dhe të shtyjnë reagime institucionale dhe shoqërore.
“Apeloj te të gjitha vajzat dhe gratë që janë cak i abuzimeve dhe kërcënimeve të kësaj natyre, të paraqesin rastet dhe të raportojnë dhunuesit”, ka shkruar më tej Haradinaj.