Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka folur për aksidentin fatal në Gjilan, raporton Ekonomia Online.
Kreu i ekzekutivit, tha se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të ndihmuar në gjendjen në Gjilan, teksa ka ngushëlluar familjen e personit që vdiq tragjikisht nga ky aksident.
“Ndaj shqetësimin dhe dhimbjen me atë që ka ndodhë në Gjilan. I kemi ndërmarrë të gjitha veprimet. Ngushëllime”, tha Haradinaj, i pyetur nga gazetarët në hollin e Kuvendit.