Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë fjalës së tij në ceremoninë e zbulimit të shtatores së heroit Fehmi Lladrovci dhe heroinës Xhevë Lladrovci, tha se është i gëzuar për ngritjen e shtatoreve të këtyre heronjve, raporton Ekonomia Online.
“Ne jemi popull që në rrugën për liri e kemi përvojën më të gjatë. Por traditën me kultivu, lirinë, me i kultivu vlerat e lirisë e kemi për të parën herë në Kosovë”, tha Haradinaj.
Haradinaj u shpreh i lumtur që sot po zbulohen dhe janë kthyer në përjetësi në shtatore heronjtë, Fehmi Lladrovci dhe Xhevë Lladrovci.
“S’ka dyshim që ku do që jemi sot shqiptarë i gëzohemi fatit që në Kosovën e lirë janë kthyer në përjetësi në shtatore heronjtë e kombit tonë. Përulem me respekt para kësaj vepre kaq të mirë, kaq të qëlluar”.
“Kushdo që ka pasur nderin t’i njohë sado shkurt, e dinë se kush ishin Fehmi e Xhevë Lladrovci. Përulemi me respekt para kësaj vepre kaq të mirë dhe të qëlluar të kultivimit të vlerave të lirisë dhe përjetësimit në shtatore të heronjve tanë”, tha Haradinaj.