Haradinaj: Jemi të gatshëm të demarkojmë kufirin me Serbinë

Prishtinë | 24 Kor 2018 | 16:01 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se kurdo që çështja e demarkacionit me Serbinë vjen në tavolinë, Kosova është e gatshme ta trajtojë.

Në një konferencë për medie, pas mbledhje së Qeverisë, Haradinaj tha se për këtë çështje ekziston Komisioni Shtetëror për Shënjimin e Kufinjve, raporton Ekonomia Online.

“Fokusimi i ynë nuk ka me u largu fare nga përgjegjësitë tona në rend dhe ligj dhe në asnjë variant nuk do ta rrezikojmë liberalizimin e vizave. Qeveria e vendit, Kosova nuk e ka luksin me largu vëmendjen nga kjo temë, do të mbesim në temë. Për këtë arsye thash që nuk do ti përziejmë temat e demarkimit që e kemi përpara. Sa i përket Serbisë, komisioni shtetëror i Kosovës ekziston është i kryesuar nga profesorë Bulliqi, ky komision ekziston për çdo temë të kufijve dhe kurdo që kjo temë është në tavolinë e bëjmë zgjidhjen, jemi të gatshëm me trajtuar me respektin ma të madh. Por nuk kemi diçka konkrete në këtë kohë sa i përket demarkimit me Serbinë”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai shtoi se Kosova është e fokusuar në çështjen e liberalizimit të vizave dhe për momentin nuk do të përziej këtë çështje me atë të korrigjimit të kufirit me Malin e Zi.

“Ne e kemi ratifikuar marrëveshjen, njëkohësisht edhe raportin e komisionit shtetëror dhe deklaratën e presidentëve. Kemi kohë për vendosjen e gurëve, pra nuk janë vendos gurët, nuk është shënjuar kufiri. Kohën përpara po e shfytëzojmë me e përmbyll procesin e liberalizimit të vizave, kemi interes mos me i përzi këto dy tema, por na intereson me kry këtë temën e liberalizimit. Kur lirohemi nga kjo temë do t’i kthehemi kësaj”.

“Është interes i yni i Kosovës, për hatër tonin po e bëjmë jo për hatër të tjetër kujt, por për hatër të qytetarëve të vendit mos me i përzi temat. S’po dojmë me qu mesazhe që ajo temë nuk është zgjidh, por njëherë po dëshirojmë me përfundu çështjen e liberalizimit”.

 

 

Të ngjashme