Haradinaj: Kadare e bëri të njohur të vërtetën e Kosovës

Prishtinë | 28 Jan 2019 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka uruar shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare, për ditëlindjen e 83-të.

Haradinaj shkruan se shqiptarët janë me fat që e kanë shkrimtarin e përmasave botërore, vlerë identitare.

“Përmes veprës kulmore letrare, Ismail Kadare e universalizoi historinë shqiptare. Falë fuqisë së fjalës, shkrimtari ynë e bëri të njohur thelbin e të vërtetës dhe të drejtës së Kosovës. Ne shqiptarët jemi popull me fat që e kemi shkrimtarin e përmasave botërore, vlerë tonën identitare. Urime ditëlindja, të paçim dhe gjatë Ismail Kadare”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme