Haradinaj: Kamenica, shembull i mirë i një jete të integruar

Prishtinë | 17 Pri 2018 | 17:27 | Nga

“Kamenica ka dëshmuar një vetëdije të ngritur qytetare dhe këtë e tregon edhe fakti se shkalla e incidenteve në këtë komunë është tejet e ulët”, kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj pas vizitës që bëri në Komunën e Kamenicës, ku u prit nga kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati me bashkëpunëtorë.

“Ardhja jonë në këtë komunë ka për qëllim me i përafru temat që e preokupojnë komunën. Diskutuam për projektet infrastrukturore, për gjendjen me ujë të pijshëm dhe gjendjen në shumë sektor, duke parë mundësitë e investimeve edhe nga partnerët tonë ndërkombëtarë, përvec Qeverisë sepse këtu jepet shembulli më i mirë i një jetë të integrume dhe ju përgëzojmë për këtë të gjithë juve”, tha kryeministri Haradinaj në konferencën për media pas takimit.

Testi PISA dhe përmirësimi i rezultateve në fushën e arsimit, ndarja e granteve për fermerët, projektet konkrete që do të angazhoni direkt të rinjtë e kësaj Komune, renovimi i shtëpisë së kulturës dhe tema të tjera të rëndësishme për këtë vend ishin pjesë e diskutimit në takim.

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, e falënderoi kryeministrin Haradinaj për vizitën, për siç tha të rrallë të një kryeministri në këtë komunë të vogël.

“Diskutuam problemet dhe ç​ështjet të cilat nuk mundemi vet si Komunë me i realizu dhe çështje të tjera që mund të përkraheshin nga Qeveria dhe organizatat e tjera”, tha kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati.

Të ngjashme