Haradinaj: Kandidatura e Ardian Gjinit e ka shqetësuar Kurtin, Qeveria nuk investoi në Gjakovë

Prishtinë | 18 Maj 2026 | 21:06 | Nga Ekonomia Online

Daut Haradinaj nga AAK-ja, ka thënë se kandidimi i Ardian Gjinit për kryeministër e ka shqetësuar Albin Kurtin.

Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e filloi fushatën në Gjakovë, por në këtë qytet nuk kanë punuar asgjë.

“Nominimi i Ardian Gjinit e ka shqetësu Albin Kurtin sepse e sheh si rival të fortë. Kush e ka pa dje tubimin e VV-së në Gjakovë, e ka nisur fushatën në një qytet që për vite tëra nga qeverisja qendrore janë ndarë vetëm 20 centë për kokë banorë”, ka thënë ai në “Pressing” të T7.

Të ngjashme