Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas ndërprerjeve të shpeshta të energjisë elektrike në tërë Kosovën.
Ai ka thënë se është zhgënjyese dhe e pa tolerueshme sjellja KEDS-it dhe KEK-ut, në ditët e para të dimrit, duke i shtyrë qytetarët të përballen me reduktime të ashpra të energjisë elektrike.
Ai ka thënë se Qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve të saj nuk u intereson se cili njësit është funksional dhe cili jo.
Haradinaj thotë se KEK-u dhe KEDS-i janë të obliguar të sigurojnë energji elektrike.
Postimi i plotë i kryeministrit Haradinaj:
Zhgënjyese dhe e pa tolerueshme sjellja KEDS dhe KEK në ditët e para të dimrit, duke i shtyrë qytetarët të përballen me reduktime të ashpra të energjisë elektrike.
I papranueshëm fakti, që KEDS dhe KEK nuk janë në gjendje t’i realizojnë detyrat e veta.
Menaxhmenti i KEDS dhe KEK duhet ta dinë se Qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve të saj nuk u intereson se cili njësit është funksional e cili jo dhe as nuk i intereson se cili është çmimi i energjisë në tregun ndërkombëtarë.
Drejtues të KEK dhe KEDS e kanë për obligim dhe janë të thirrur të sigurojnë energji elektrike për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Nuk pranojmë asgjë më pak!