Në ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar Zyra e Kryeministrit dhe Zyra për Qeverisje të Mirë organizuan konferencë për këtë kategori.
Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka këkruar që të zbatohet Ligji për punësimin e personave me nevoja të veçanta, raporton Ekonomia Online.
Ligji e parasheh që çdo i pesëdhjeti i punësuar, si në institucionet publike ashtu edhe në ndërmarrjet private t’i takojnë kësaj kategorie.
“Nuk është mire kur të takohemi me harxhua kohën me u lavdëruar për punët që u kemi kryer, na kemi dialog të vazhdueshëm do të kemi komunikim të ndërsjellët por me shfrytëzuar kohen për. ato punë qe i kem përpara. Si Qeveri e Kosovës në emër të popullit të Kosovës që ka ndjenjë të jashtëzakonshme ndjenjën e përkrahjes për ju”.
“Do fillojmë zbatimin në tërësi të strategjisë nacionale për të drejtën e personave më aftësi të kufizuar. Por Ligji punësim e persona me aftësi të kufizuar duhet me u zbatua. Rezistenca që mos me u zbatuar ligji është neglizhenca. Duhet që Qeveria me aprovua buxhet për zbatimin. Rregullores për gjuhën e shenjave, duhet një buxhet që mundet me u zbatuar, që nuk është buxhet u madh qe e ngarkon buxhetin e Kosovës. Ekziston ligji për personat e verbër por nuk është i zbatueshëm na kemi bo ligje por në zbatim s’kemi qenë të mirë”.
Zëvendësambasadori i Republikës së Italisë në Kosovës, Matteo Corradini, tha se do të mbështesin fuqizimin e të drejtave për personave me nevoja të veçanta.
Por sipas tij, është detyrë e institucioneve të Kosovës që të vendoset një kornizë ligjore sipas standardeve evropiane që të luftohen faktorët diskriminues.
“Qeveria italiane është në përkushtim për një strategji për personat më aftësi të kufizuara. Kemi krijuar së bashku e cila nuk duhet të prishet Zgjedhja e problemeve të zgjidhen qe të zgjerohemi në të gjithë territorin, por është detyrë e institucione Kosovës që të vendoset një kornizë ligjore që përfshihet sipas standardeve evropiane në përputhje me ligjin 2016, dhe me format financiare që të luftohen faktorët diskriminues”.
Kryetar i forumit të Aftësisë së Kufizuar, Bujar Kadriu, tha se përkushtimi i kryeministrit drejt zbatimit legjislacionit në vend i motivon që të jemi më aktiv dhe të krijojmë eksperiencën profesionale dhe të asistojmë në zhvillimin e këtyre dokumenteve.
“Jeni kryeministri i parë që organizoni këtë aktivitet të rëndësishëm. Përkushtimi yt drejt zbatimit legjislacionit në vend neve na motivon që të jemi më aktiv dhe të krijojmë eksperiencën profesionale dhe të asistojmë në zhvillimin e këtyre dokumenteve. Të gjithë legjislacionit që prek jetën e kësaj kategorie nuk është vetëm obligim moral por është edhe obligim ligjor.
“Ne si organizata të unifikuar si një lëvizje do të ju kemi, mandati jonë është qe çdo person me aftësi të kufizuara duhet ta ndijë që është i dobishëm në këtë vend. Vlerat tona duhet të respektohen dhe të jenë një motiv për të gjithë që të dimë se jemi të rëndësishëm në shoqëri dhe jo barrë për shoqërinë. Personat me aftësi nuk duhet të shikohen në këndin për tu diskriminuar por si vlerë e shoqërisë”, tha Kadriu.
Afrim Maliqi, nga Hendikos, tha se 15% e popullatës në botë janë të prekur apo jetojnë me një pjesë të aftësisë të kufizuar, në Kosovë ka mungesë të të dhënave për personat me aftësi të kufizuar.
“Me të gjitha vështirësitë, ky ligj do ju mundësojë deri diku që këto grupe të kenë një mirëqenie metë mirë dhe të ju krijojë mundësi më të afërta qa të jenë të barabartë me të tjerët. Kjo datë synon të ngrisë vetëdijen e shoqërisë dhe institucioneve tona, fokusohet në fuqizimin e zërit të tyre dhe të ju shqyrtohet mundësia qe të flasin jo vetëm në një dite por edhe në 364 ditë të tjera.
“15% e popullatës në botë janë të prekur apo jetojnë me një pjesë të aftësisë të kufizuar, në Kosovë ka mungesë të të dhënave për personat me aftësi të kufizuar. Ka ende mungesë të zbatimit të ligjeve, do duhej që këshillin nacional për persona me aftësi të kufizuar duhet të reformatoret dhe të dinamizojë punën e tij”.
Sipas tij, probleme ka sa i përket integrimit të fëmijëve me nevojave të veçantë si, transporti, gjendja ekonomike e familjeve, mungesë e infrastrukturës apo zbatimit të ligjit, mos qasja, mos përshtatja e objekteve.
Sebahate Beqiri, Drejtoreshë në Down Sindrome Kosova, kërkoi nga kryeministri krijimin e një ligji të ri i cili do të jetë gjithëpërfshirës.
Sipas saj, kemi shumë ligje që trajtojnë aftësinë e kufizuar, por nuk janë të harmonizuara mirë njëra me tjetrën, raporton EO.
“Kryeministër në emër të forumit në emër të nënave në emër të personave kërkoj nga ju të mbështetni fuqishëm krijimin e një ligji gjithë përfshirës. Edhe këtë ditë si ditët tjera ne jemi në ballafaqim të sfidave. Kryeministër besoj që këto nevoja të jenë prioritet i qeverisë që ju udhëhiqni. Fatkeqësisht ende jemi larg realizimit të të drejtave të personave me aftësi të kufizuar, kemi shumë ligje që trajtojnë aftësinë e kufizuar por nuk janë të harmonizuara mirë njëra me tjetrën”.
“Nuk kemi ligj që mbështet fëmijët dhe familjet më aftësi të kufizuar që prej lindjes. prindërit janë duke u ballafaquar me sfida, mungesë shërbime piko sociale, kemi mungesë të qendrës të diagnosifikimin të fëmijëve me autizëm, kemi mungesë të një komisioni për me dallua aftësinë tek fëmijët. “
Haradinaj më pas tha se Ligji për personin shoqërues dhe Plani nacional parashihet të diskutohen në mbledhjen e ardhshme të qeverisë gjatë javës së ardhshme, raporton EO.
“Ligjin gjithë përfshirës koncept dokumentin e parë do ta marrim ta keni edhe ju, na mundemi me procedua po duhet të ja jepni shikimin e parë ju dhe pastaj fillojmë. Jam i bindur që nuk keni me prit gjatë për këtë”.