Kryeministri Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë, tha se arritja e një marrëveshje me Serbinë përmes korrigjimit të kufijve është kthim mbrapa dhe sjell destabilizimi dhe tragjedi, raporton Ekonomia Online.
Kreu i ekzekutivit ka përsëriti edhe njëherë se detyra e kryeministrit dhe Presidentit është të mbrojnë territorin e vendit.
“Unë mendoj që detyra e kryetarit te qeverisë dhe presidentit është të mbrojmë Kushtetutën dhe territorin”.
“Mendoj dhe jam i bindur që lëvizja ose synimi i marrëveshjes me Serbinë përmes korrigjimit të kufijve është kthim mbrapa destabilizim dhe rrugë e tragjedive”.
Kurse presidenti Hashim Thaçi gjatë ditës tha se beson që e gjithë frika dhe panika e krijuar rreth marrëveshjes me Serbinë do të tejkalohet me arritjen e saj.
Ai në një konferencë për media the se ata që dyshojnë në këtë marrëveshje, që janë duke nxitur frikë, nuk do të merren parasysh.
LEXONI EDHE:
http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/emrat-e-dy-ministrave-te-rinj-dihen-ne-fillim-te-tetorit/