Haradinaj: Kosova dhe Maqedonia e Veriut, shembull i fqinjësisë së mirë dhe aleate në rrugën e përbashkët euroatlantike

Prishtinë | 09 Mar 2021 | 13:48 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi.

Ai ka thënë se në këtë takim biseduan për zhvillimet në vend, bashkëpunimin mes dy vendeve, ku tha se “Kosova dhe Maqedonia e Veriut, janë bërë shembull i fqinjësisë së mirë dhe aleate në rrugën e përbashkët euroatlantike”.

Postimi i plotë:

Kënaqësi të prisja sot në takim ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, znj.Shpresa Jusufi.

Duke e falënderuar për angazhimin e saj, me ambasadoren diskutuam për zhvillimet në vend, nevojën e krijimit të institucioneve të reja dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut, janë bërë shembull i fqinjësisë së mirë dhe aleate në rrugën e përbashkët euroatlantike.

Të ngjashme