Haradinaj: Kosova duhet të krijojë Zonën e Veçantë Ekonomike zvicerane

Prishtinë | 20 Jan 2020 | 15:51 | Nga Ekonomia Online

“Kosova dhe Zvicra, suksesshëm kanë arritur të mbajnë dhe avancojnë marrëdhënie të shkëlqyera ekonomike dhe politike”, kështu tha kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, në takim me presidentin e e Dhomës së Tregtisë, Industrisë dhe shërbimeve Zvicër–Kosovë, Stefan Sarkany.

Haradinaj tha se pas vendimit për Zonën e Veçantë Ekonomike Amerikane dhe Parkun Inovativ Trajnues Kosovaro–Gjerman, është koha e krijimit të Zonës Ekonomike Zvicerane, me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik dhe partneritetit mes dyja vendeve, për të cilën ide do të nisin përgatitjet e nevojshme.

“Zvicra është një nga vendet mike të Kosovës që ka ndihmuar shumë në shtetkrijimin dhe shtetndërtim dhe tani ky raport, duhet të avancohet në marrëdhënie konkrete, profesionale bilaterale, në të mirë të ekonomisë së vendit dhe diasporës tonë”, tha Haradinaj.

Ai vlerësoi se është me rëndësi që të intensifikohet bashkëpunimi ekonomik ndërmjet dy vendeve tona, përmes aktiviteteve konkrete që ndihmojnë në zhvillimin ekonomik.

“Kosova ka krijuar klimë të mirë për investimet e huaja direkte, pasi ka miratuar edhe Ligjin për Investime Strategjike”, shtoi ai, duke ftuar investitorët zviceranë, po ashtu edhe afaristët shqiptarë që aktivitetin e tyre biznesor e ushtrojnë në Zvicër, që të investojnë në Kosovë. 

Fotografia e Ramush Haradinaj
Fotografia e Ramush Haradinaj
Fotografia e Ramush Haradinaj
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme