Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, takoi ish-diplomatin francez, aktualisht Këshilltar i Lartë i Qendrës për Dialog Humanitar, Jean Marie Guehenno.
Haradinaj tha se në këtë takim u këmbyen mendime për hapat e mëtejmë për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai përsëriti që Kosova është e gatshme për marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht obligative që rezulton me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.
“Me Këshilltarin e Lartë të Qendrës për Dialog Humanitar, Jean Marie Guéhenno, njëherësh ish-diplomat i shquar francez, këmbyem mendime për hapat e mëtejmë për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kosova është e gatshme për marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht obligative, që rezulton me njohje reciproke në kufijtë ekzistues”, shkroi Haradinaj.