Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka uruar përfaqësueses së Kosovës për fitoren e mbrëmshme ndaj Letonisë.
Haradinaj në një postim në Facebook ka thënë se Kosova mbrëmë na ka dhuruar një kënaqësi të jashtëzakonshme.
Postimi i Haradinajt:
“Djelmoshat e përfaqësueses kosovare në futboll mbrëmë na dhuruan një kënaqësi të jashtëzakonshme. Urime Kosovë, urime Dardanë! Jam me ju në humbje dhe fitore – ta mbajmë lartë dhe pastër flamurin e shtetit tonë”.