Haradinaj: Kosova nuk është në anën e kundërt të drejtësisë, askush nuk do t’i ik asaj

Prishtinë | 25 Sht 2020 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas aksionit të EULEX-it sot në zyrat e OVL- UÇK-së. Ai ka thënë se publikimi i dosjeve ka qenë i gabuar.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook është shprehur se Kosova nuk është në anën e kundër të drejtësisë, duke bërë thirrje që të respektohet të drejtat e gjithsecilit.

Ai ka thënë se asnjë i akuzuar nuk do t’i ik drejtësisë.

Postimi i plotë:

 Të nderuar qytetarë,

E ritheksoj qëndrimin tim, se publikimi i dosjeve të Gjykatës Speciale ka qenë i gabuar dhe se do e dëmtojë më së shumti shtetin tonë, përfshirë edhe vet të akuzuarit.

Tentimi për të krijuar imazhin se Kosova është e mobilizuar ta pengojë drejtësinë është i gabuar. Ne nuk kemi qenë e as nuk jemi në anën e kundërt të drejtësisë.

Apeloj te organet e drejtësisë, vendore dhe ndërkombëtare, që të respektojnë të drejtat e të gjithëve. Asnjë i akuzuar nuk do t’i ik drejtësisë.

Konsideroj se nuk ka arsye për operacione e bastisje, sepse secili do t’i përgjigjet vullnetarisht drejtësisë.

Kosova është gjithmonë me ligjin dhe me viktimat, sepse vet ishte viktimë e padrejtësive. Vet UÇK-ja dhe populli i Kosovës kanë argumentuar se gjithmonë  janë pozicionuar në anën e drejtësisë, të vërtetës, dhe të drejtës ndërkombëtare. Kjo nuk ka ndryshuar asnjëherë!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme