Haradinaj: Krusha e Madhe dhe Krusha e Vogël na kujtojnë se sa e madhe ishte sakrifica e këtij populli për liri

Prishtinë | 26 Mar 2021 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Haradinaj: Krusha e Madhe dhe Krusha e Vogël na kujtojnë se sa e madhe ishte sakrifica e këtij populli për liri.


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në tubimin përkujtimor të 22-vjetorit të masakrës në Krushën e Madhe dhe Krushën e Vogël.


Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se Krusha e Madhe dhe Krusha e Vogël na kujtojnë në çdo fundmars se sa e madhe ishte sakrifica e këtij populli për lirinë e Kosovës.


“Mbi treqind e pesëdhjetë motra e vëllezër tanë, mizorisht i ndanë nga ne, ata që nuk patën mëshirë për askënd, ata që tentuan zhbërjen e qenies shqiptare nga dheu”, ka shkruar ai. 


Postimi i plotë:


Ata deshën ta zhbëjnë ekzistencën tonë, por ne qëndrojmë këtu! Krusha e Madhe dhe Krusha e Vogël na kujtojnë në çdo fundmars se sa e madhe ishte sakrifica e këtij populli për lirinë e Kosovës.Mbi treqind e pesëdhjetë motra e vëllezër tanë, mizorisht i ndanë nga ne, ata që nuk patën mëshirë për askënd, ata që tentuan zhbërjen e qenies shqiptare nga dheu. Shpirti i tyre do të prehet në paqe, vetëm nëse ne e respektojmë dhe e mbrojmë këtë sakrificë, këtë dhembje të përbashkët, që është e gjallë gjithnjë, edhe pse kaluan vite e dekada. RH


Të ngjashme