Haradinaj: Kufirin do ta kthejmë në Kullë dhe Çakorr

Prishtinë | 22 Maj 2017 | 15:31 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma dhe të tjerët, Ramush Haradinaj thotë se nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket Marrëveshjes për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi.

Ai ka thënë se si kryeministër i Qeverisë së ardhshme do të angazhohet që vija kufitare të kthehet atje ku ka qenë.

“Është shumë thjeshtë, Parlamenti i mëhershëm, nuk e ka vlerësua këtë marrëveshje, nuk ka e ka ratifikuar atë. Ne mendojmë që e rifillojmë këtë proces. Jam i sigurt se kufiri është në Kullë edhe Çakorr dhe do të punojmë ta kthejmë atje ku ka qenë”, është përgjigjur Haradinaj në pyetjen e një studenteje se a ka ndryshuar qëndrim tani pas hyrjen në koalicion me PDK-në.

Haradinaj, ka thënë se qeveria e Isa Mustafës ka qenë shumë “Slow motion” dhe së bashku me Veselin do t’i japin dinamikë qeverisjen me vendin.

“Çelësi i çdo suksesi lidhet me menaxhimin. Qeverisja është menaxhim, që ka qëllim krijimin e vlerës së re, të cilën qeverisja e kaluar nuk e ka pas fare këtë qëllim. Kemi hy me guxim për krijimin e vlerës së re në vend dhe do ta realizojmë këtë”, ka thënë Haradinaj.

Këto komente kreu i AAK-së, i bërë gjatë një bashkëbisedimi me studentët e kolegjit UBT, ku ishte i shoqëruar edhe nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Të ngjashme