Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka bërë homazhe pranë varrezave në 22-vjetorin e rënies së dëshmorëve të batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj”.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se të rënët ishin djemtë e zgjedhur të kombit shqiptar.
“Ata ishin djemtë e zgjedhur të këtij kombi. Ata u bënë mburojë e vëllezërve të tyre prej arme, të plagosur në beteja. Ata ishin Batalioni Gardist “Shkelzen Haradinaj”. Sot dhe përgjithmonë kujtojmë dhe nderojmë luftën heroike dhe sakrificën, flijimin dhe vetëmohimin e tyre”, ka shkruar Haradinaj.