Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar heroin e kombit, Bahri Fazliu në 23-vjetorin e rënies së tij. Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se Bahri Fazliu u bë shembull për rininë shqiptare se si duhet Atdheu dhe si sakrifikohet për të.
“Njeri i pushkës dhe i penës, trim, guximtar e i vendosur deri në vetmohim. Bahri Fazliu, njëzetetre vjet më parë fitoi përjetësinë, duke u bërë shembull për rininë shqiptare, se si duhet Atdheu dhe si sakrifikohet për të”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka thënë se djemtë më të pastër që ka njohur, ishin grumbulluar në Lëvizjen Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK) dhe kishin ideale të larta kombëtare.
“Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, grumbulloi djemtë më të pastër që kam njohur, me ideale të larta kombëtare, si gjatë përpjekjeve për liri, si në periudhën e ndërtimit të vendit. Lavdi veprës dhe rënies heroike të Bahri Fazliut. Përgjithmonë në kujtesën tonë historike!”, është shprehur Haradinaj.
https://www.facebook.com/179643115493444/posts/2655859294538468/?d=n