Haradinaj kujton masakrën në Tusuz të Prizrenit: Nuk do të ndalemi derisa të ndëshkohen përgjegjësit e këtyre masakrave

Prishtinë | 26 Maj 2023 | 10:57 | Nga Ekonomia Online

Sot janë bërë 24 vjet nga masakra në lagjen Tusuz të Prizrenit, ku forcat serbe ekzekutuan barbarisht 27 civilë të pafajshëm dhe dogjën mbi 250 shtëpi. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, ka kujtuar këtë masakër, duke thënë se pushtuesi serb vrau barbarisht 27 civilë dhe dogji 250 shtëpi, në tentim të zhbërjes së qenies shqiptare.

“Sot bëhen 24 vjet nga masakra në lagjen Tusuz të Prizrenit, ku forcat serbe ekzekutuan barbarisht 27 civilë të pafajshëm ndërkaq dogjën mbi 250 shtëpi, në tentim për zhbërjen e qenies shqiptare. Gjaku i derdhur i martirëve na obligon të mos ndalemi kurrë derisa përgjegjësit e këtyre masakrave të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Të ngjashme