Haradinaj kujton Nikë Hajdaraj, Zef Gjokaj dhe Çelë Ukaj: Heroizmi u shkrua me emrin e dëshmorëve

Prishtinë | 09 Jan 2020 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar dëshmorët Nikë Hajdaraj, Zef Gjokaj dhe Çelë Ukaj.

Haradinaj përmes një shkrimi të bërë në Facebook, ka thënë se heroizmi u shkrua me emrin e dëshmorëve.

“Në 21 vjetorin e rënies së bashkëluftëtarëve Nikë Hajdaraj, Zef Gjokaj dhe Çelë Ukaj, shembulli i tyre, është çdo ditë e më shumë motivues dhe udhërrëfyes në përpjekjet tona për zhvillimin ekonomik e rritjen e mirëqenies së qytetarëve. Lavdi e përjetshme”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme