Kryeministri Ramush Haradinaj, nuk ka komentuar nëse do të hiqet taksa ndaj produkteve serbe, pas presioneve të vazhdueshme, së fundi edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Pas insistimit të gazetarëve nëse taksa do të hiqet ose a rrezikon të bie Qeveria, ai shtoi se “bora do të shkrihet dikur”, raporton Ekonomia Online.
Kreu i ekzekutivit pas homazheve në përvjetorin e 13 të vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, shtoi se mirëpret takimin e ambasadorin amerikan Philip Kosnett, të thirrur nga kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.
“E mirëpres takimin është propozim i kreut të Kuvendit Kadri Veseli. Ka me u shkri bora dikur”.
Me këtë rast Haradinaj e çmoi lartë veprën e ish-presidentit Rugova.
“Jemi në përvjetorin e ndaj nga jeta të ish presidentit historik Ibrahim Rugova, bashkë me kabinetin njëkohësisht me respektin dhe traditën e gjitha këto”.
“Qe institucionet i vazhdojnë në të mirë të vendit historia do ta definojë në tërësi po ajo që mund të themi është bashkë me të vërtet një doktrinë një shteti paqësor, i cili e ka krijuar si të veten për një Kosovë paqësorë për të gjithë”.
Presidenti Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.
Gjithashtu në përvjetorin e 13-të të vdekjes së tij do të bëhen homazhe te varri i tij në “Velani” dhe vizitë te familja Rugova nga struktura të LDK-së, ndërsa në ora 12:00 do të mbahet edhe një akademi përkujtimore.