Haradinaj: Kurti me demagogët e vet nuk janë të interesuar për sigurinë e Kosovës, të shtyhet vendimi për targat

Prishtinë | 06 Nën 2022 | 17:01 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur sërish për situatën në veri të vendit.

Haradinaj ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që të shtyj afatin për targat, ashtu siç po kërkojnë SHBA-ja, shtetet e QUINT-it dhe NATO.

Tutje kreu i AAK-së, shkruan se Kurti nuk është i interesuar për sigurinë e Kosovës.

Shkrimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Kosovës,Populli i Kosovës dhe aleatët tonë të sigurisë i dijnë shumë mirë qëllimet e Serbisë, sponzorëve dhe satelitëve të saj.

Por;

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes zyrtarëve të saj, që nga Ambasadori Hovenier e deri te Sekretari i Shtetit z.Blinken, kërkuan nga Kosova pezullimin e vendimit për targat deri në Marrëveshjen Finale;

Kësaj kërkese iu bashkuan edhe vendet e QUINT-it por edhe vendet e tjera të NATO-s, aleate tonat në siguri;

Kjo kërkesë nuk është vetëm politike por garanton sigurinë e vendit tonë e veçanërisht sigurinë e rendin në veri të vendit;

Ata që dalin jashtë kësaj kërkese nuk punojnë në interes të sigurisë së vendit tonë e as të zbatimit të ligjit

Kurti me demagogët e vet, qoftë në qeveri e qoftë jashtë saj, nuk janë me aleatët e sigurisë dhe as nuk janë të interesuar për sigurinë e Republikës së Kosovës;

Kjo situatë është bardh e zi. Në vend që të vazhdohet me demagogji, menjëherë duhet të pranohet kërkesa e Amerikës, QUINT-it dhe aleatëve të tjerë të NATO-s për shtyrjen e vendimit për targat deri në Marrëveshjen Finale për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

Të ngjashme