Haradinaj, Kurtit: Mbaje anën e ligjit e të drejtësisë

Prishtinë | 20 Pri 2023 | 12:17 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Aleancës për Ardhmërine e Kosovës njëherësh kryetari i saj Ramush Haradinaj, në seancën e Kuvendit të Kosovës ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, duhet të mbajë anën e drejtësisë.

Ai tha kështu duke folur për rastin e arrestimit të djeshëm të kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, i cili dyshohet për keqpërdorim të pozitës.

“Sot e kisha lutur kryeministrin ta merr anën e ligjit e të drejtësisë. Edhe nëse ka dyshime edhe nëse ka konspiracione”, tha Haradinaj.

“Për të ecur përpara duhet të jemi të gatshëm edhe për sakrificë. Udhëheqësit e zotë e dinë. Që i bie, nëse dikush nga radhët e tua ka shkelur aty ku s’duhet, duhet t’ja tregosh vendin. Nuk besoj që është besnikëri me marrë pozicion të gabuar në interes të përgjithshëm. Ne në luftë i kemi lënë në rrugë njerëzit që janë vrarë, disa janë plagosur disa të tjerë janë këtu e disa nëpër burgje për çështjet tonë kombëtare”, theksoi ai.

Të ngjashme