Në Pejë është mbajtur takimi i përbashkët i dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë.
Pas arritjes së nëntë marrëveshjeve mes dy qeverive, kryeministrat e të dy shteteve u janë adresuar qytetarëve përmes një konferencë për medie.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij lidhur me lëvizjen e kufijve derisa ka thënë se askush nuk do të prek asnjë milimetër tokë të Kosovës.
Ai ka thënë se i takon kryeministrit Rama që ta përfundoj rrugën e kombit.
“Kush mendon që merr tokë prej Kosovës e ka gabim, a ke prej Kosovë a Shqipërisë, a ke Edi a Ramushi, askush s’do të marr tokë prej Kosovës, 17 shkurti nuk preket më. Kur është gati Serbia me na njoftë mirë se vjen. Është gabim të mendohet për zgjidhje territoriale. Nëse duhet të flasin për kufijtë, atëherë kanë të drejtë vetëm shqiptarët”, është shprehur Haradinaj.
I pari i qeverisë Ramush Haradinaj e quajti të suksesshëm takimin e sotëm.
Ai tha se janë në rrugë të mire për unifikim të një tregu ekonomik .
“Kemi arrit dakordim për 9 marrëveshje dhe protokolle të përbashkëta. Ajo çka do të veçoja sot është një studim analitik që është perspektivë se si do të udhëtojmë nga këtu e tutje. Jemi në rrugë të mirë për unifikim të një tregu ekonomik dhe rrugëtimi ynë ka qartësi më të madhe nga takimi i sotëm”, ka thënë Haradinaj, raporton Ekonomia Online.