Haradinaj: Masa ndaj Serbisë është legjitime, u bë prej zori jo prej qejfi

Prishtinë | 21 Nën 2018 | 15:54 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur rreth masës 100 për qind që sot Qeveria e Kosovës e vendosi ndaj Serbisë.

Ai tha se Serbia nuk e ka respektuar marrëveshjen e CEFTA-s ngase ajo i ka vendosur Kosovës barriera dhe jo taksë.

“Ne e kemi bërë një analizë të marrëveshjes me CEFTA-n të Serbisë dhe që nga ekzistimi i CEFTA-s, Serbia i ka vendos Kosovës barriera dhe jo taksë, por ka kundërshtuar origjinën e mallit të Kosovës malli kosovar ka pas vështirësi me hy në Serbi dhe për çdo mall e ka bërë analizën dhe ka penguar transportin, ka cenuar plot masa që Serbia nuk e ka respektuar CEFTA-n”, ka thënë Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

“Edhe pse Kosova është ankuar disa herë prapë Serbia nuk e ka respektuar dhe agresiviteti politik dhe pengesat që i janë bërë vendit kjo është mase legjitime jo nga qejfi, e kemi lajmëruar se kjo masë do rritet dhe tani kjo masë u rrit 100%, me shku në Shqipëri nuk ka produkte serbe dhe prapë aty jetohet. Rritja e taksës është bërë prej zori jo prej qejfi”

Kryeministri Haradinaj  në këtë konferencë për medie ka folur edhe rreth dështimit të Kosovës për tu anëtarësuar në Interpol.

“Serbia e ka bërë punën e vet, por është çështje edhe gjeopolitike, ajo qe ka ndodh janë interesa, puna jone ka mu lobu edhe më shumë, gjithë ata që janë përfshirë kanë qenë aktiv dhe kemi marr falënderime se si ju kemi qasë”, ka thënë Haradinaj.

“Ne i falënderojmë ata qe na kanë dhënë votën, 76 vota që nuk është pak dhe është një qasje agresive e Serbisë në të gjitha drejtimet për Kosovën. Çdo para e shpenzuar ka argumentimin e vet, nuk ka para te paargumentuar, veprimtaria jashtë vendit është e kushtueshme”.

Haradinaj tha se nëse e parasheh ligji deklamimin e shpenzimeve që janë bërë gjatë lobimit në Interpol do ta respektojmë.

“Janë bërë 20 vjet nga lufta dhe 10 vjet nga pavarësia dhe Serbia nuk po merr vesh ndryshe dhe Serbia nuk po tregon dëshirën për normalizimin e marrëdhënieve. Serbisë tash i ra në mend që ka CEFTA, kur u dëmtua interesi i tyre e kujtuan CEFTA-n. Nuk kemi zgjidhje si Kosovë nëse nuk e respektojmë veten, nuk  na respekton askush”, është shprehur Haradinaj.

Kryeministri  Haradinaj, ka komentuar çështjen e udhëtimit të paraparë për në Washington, të presidentit të vendit Hashim Thaçi.

Ai ka deklaruar se paraprakisht ka pasur një darkë me presidentin Thaçi me të cilin Harandinaj potencoi se kishin biseda të tensionuara sa i përket qëndrimeve në raport me idenë e çështjes së korrigjimit të kufijve si dhe dialogut mes Kosovës e Serbisë.

”Kemi pasur një darkë me Presidentin Thaci. Patëm rast të bisedojmë gjatë, kishim një bisedë herë me tensione herë të zakonshme. Këto qëndrime ia kam paraqitur edhe ndërkombëtarëve. Besoj se qëndrimet tona i dijnë të gjithë, s’ka ndryshime”.

Të ngjashme