Ekonomia Online
FUNDIT

Haradinaj: Masakra në Qyshk, Pavlan, Llabjan e Zahaq prej dhimbjeve më të mëdha të kohës së luftës

Haradinaj: Masakra në Qyshk, Pavlan, Llabjan e Zahaq prej dhimbjeve më të mëdha të kohës së luftës

Kryetari në detyrë i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se duhet të vendohet drejtësi sa më parë  për kryesit e krimeve ndaj shqiptarëve në luftën e fundit. “Masakra në Qyshk, Pavlan, Llabjan e Zahaq, është njëra prej ngjarjeve dhe dhimbjeve më të mëdha të kohës së luftës. Kosova është e mbushur me varre ku pushojnë […]

Kryetari në detyrë i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se duhet të vendohet drejtësi sa më parë  për kryesit e krimeve ndaj shqiptarëve në luftën e fundit.

“Masakra në Qyshk, Pavlan, Llabjan e Zahaq, është njëra prej ngjarjeve dhe dhimbjeve më të mëdha të kohës së luftës. Kosova është e mbushur me varre ku pushojnë qindra shqiptarë të pafajshëm e të pambrojtur, që u ekzekutuan barbarisht nga shteti serb, në tentim të spastrimit etnik”, është shprehur ai përmes Facebook.

“Drejtësia duhet të vendoset sa më parë, e ata që kryen këto krime, të marrin dënimin meritor”.

Të ngjashme