Partia e udhëhequr nga Ramush Haradinaj do të mblidhet sot për të finalizuar përgatitjet e fundit para nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit.
Sot gjatë ditës mund të nënshkruhet marrëveshja e koalicionit në mes të LDK-së, AAK-së, Nismës, AKR-së, minoriteteve e Listës Serbe.
Për këtë arsye, kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj ka thirrur për në ora 13:00 mbledhje të kryesisë së ngushtë dhe të grupit parlamentar, në selinë e partisë.
AAK ka propozuar emrat për ministra në Këshill Drejtues. Ramë Likaj, Blerim Kuçi, Selim Selimi dhe Meliza Haradinaj pritet që të propozohen ministra, ndërsa zëvendëskryeministër do të jetë Besnik Tahiri.