Haradinaj: Me Rrustem Berishën, Peja do të jetë storie suksesi
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një video deklarate nga Peja, iu është drejtuar qytetarëve të Pejës për zgjedhjet e 17 tetorit.
Haradinaj ka thënë se nga Peja, Aleanca ka nisur shumë projekte të mëdha për Pejën e Kosovën, të cilat janë përmbyllur me sukses, duke qenë i bindur se nga 17 tetori, “do të fillojmë me suksese të reja në Pejë e Kosovë”.
Haradinaj tha se kandidatin për kryetar të Pejës, Gjeneral Rrustem Berisha e njeh prej shumë detyrave që ka kryer, e së fundmi edhe nga detyra e shenjtë për krijimin e Ushtrisë së Kosovës. “Nën udhëheqjen e kryetarit tonë, Gjeneralit Berisha, Peja do të jetë storie e suksesit” – tha Haradinaj, duke shtuar se “Peja nuk do të jetë vetëm lule e Dukagjini, por lule e të gjithë shqiptarëve”.