Kryeministri Ramush Haradinaj, ka komentuar arrestimin e 3 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Ekonomia Online.
Ai i tha se i vjen keq për atë se çfarë i ka ndodhur sot deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Por, i pari i ekzekutivit ka deklaruar se deputetët e Vetëvendosjes duhet të paraqiten para Gjykatës sa herë që ata thirren.
“Sot ndodhi arrestimi i deputetëve të Kosovës. Tani e vërteta është se kundërshtonim marrëveshjen që mbetet rrezik për Kosovën, është rrezik politik. Ne mendojmë që ai rebelim i atëhershëm ka sjellë të mira, ndërsa qëndrimi i Aleancës atëherë ka qenë që meqenëse është kundërshtim politik e jo ligjor unë mendoj që deputetët që kanë kundërshtuar nuk kanë pse të mos paraqiten në gjykate ata s’kanë bë asgjë që meriton me u fshehë të gjithë e kemi bërë me vetëdije kundërshtimin”.
“Nuk me vjen mire qe ka kështu po besoj qe VV do t’i ndaje kundërshtimin politik dhe ligjor. Ata s’kanë pse te ikin”.
Ndërsa sa i përket bllokadës së punës së Kuvendit që nuk po arrin të mbajë seancë normale, Haradinaj ka thënë se duhet konsensus dhe se sipas tij, duket se partitë politikë ende nuk ia ka lëshuar sikleti i zgjedhjeve.