Haradinaj merr disa vendime, ndër to edhe ndarjen e mjeteve shtesë për zjarrfikësit

Prishtinë | 22 Jan 2020 | 13:29 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, në mbledhjen e Qeverisë ka shqyrtuar propozim vendimin për themelimin e Grupit Punues për inicimin e Zonave Ekonomike Zvicrane (ZKM), raporton Ekonomia Online.

Gjithashtu u aprovua kërkesa e zjarrfikësve për ndarjen e mjeteve për pagesën e orëve të ndërrimit të natës, festave shtetërore dhe orëve të punuara jashtë orarit.

Në këtë mbledhje u aprovua edhe propozim vendimi për vazhdimin e mandatit për drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë për shoqërinë e informacionit në kuadër të Ministrisë së Administratës Publike si dhe vazhdimi i mandatit për drejtorin e përgjithshëm të Shërbimit Gjeologjik të Kosovës në kuadër MZHE-së.

Derisa pika e 9 e rendit të ditës është shtyrë për mbledhjen e ardhshme, shqyrtimi i rekomandimit të komisionit të ministrave për ndërmarrjet publike për trajtimin e mjeteve lëvizëse të regjistruara si pronë e Hekurudhës së Kosovës që gjenden në Kroaci.

Të ngjashme