Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) organizoi festën e fundvitit, ku prezantoi të arriturat nga fusha e vetëqeverisjes lokale dhe aktivitetet e projektet e planfikuara për vitin 2018, raporton Ekonomia Online.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal dhe ministri po kryen një punë të shkëlqyeshme.
“ Ajo që dëshiroj me ju thanë është se baza e qeverisjes është pushteti lokal edhe puna e Ministrisë së Administratës Lokale është e rëndësishme, sa punojmë bashkë me ministrin Todosijevic, mund t’i them se jam krenar me të, është koleg korrekt, i interesuar dhe i fokusuar në punë. Kosova është ideal i të gjithëve, dhe të gjithë mund ta bëjmë jetën që secili qytetar të ndihet në shtëpinë e vet, kjo është detyrë e jona”, përfundoi Haradinaj.
Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijevic, tha se MAPL-ja ka ndërtuar shërbime të mira për komunat si psh. në shëndetësi.
“ Në të gjitha projektet MAPL-ja ka qenë lider në zhvillimin e ideve dhe krijimin e strukturave për ndërtimine ligjshmërisë, me ndihmën e MAPL komunat kanë ndërtuar shërbime të mira si në shëndetësi edhe në aspekte të tjera. Qytetarët kanë treguar vullnetin e tyre duke zgjedhur institucionet dhe përfaqësuesit e tyre legjitim përmes një procesi demokratik të zgjedhjeve”, tha Todosijevic.
“Në këtë kuptim MAPL shumë afër ka punuar me strukturat komunale por edhe pas zgjedhjeve. Janë realizuar shumë projekte në komuna fillimisht në ndërtimin e qarkut ligjor për komunat në forcimin e administratës publike në promovimin e transparencës si dhe obligimeve që dalin nga marrëveshja për stabilizim-asocimi. Kemi hartuar edhe ligjin për Prishtinën që ka të bëjë me specifikat e kryeqytetit“.