Kryeminsitri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kuvendi i Kosovës me sukses ratifikoi Marrëveshjen e Demarkacionit të Kufirit me Malin e Zi.
“Mirënjohës për të gjithë deputetët që votuan pro, si dhe për durimin dhe mirëkuptimin e popullit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj, në faqen e tij në Facebook, pak çaste pasi Kuverndi i Kosovës miratoi marrëveshjen e demarkimit të kufirit shtetëror Kosovë – Mali i Zi.
“E përkushtuar në krijimin e një shoqërie demokratike, të bazuar në rend e ligj, Kosova tani pret që Bashkimi Evropian të bëjë pjesën e vet, ashtu siç u premtua, që më në fund qytetarëve të Kosovës t’u mundësohet lëvizja e lirë në BE, si të gjithë evropianëve tjerë”, ka theksuar Haradinaj.