Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e thotë se mirëpret që Kuvendi i Kosovës, të bëjnë autorizimin e delegacionit për të udhëhequr dialogun Kosovë – Serbi.
Sipas një Haradinajt, nëse një marrëveshje do të nënshkruhej mes dy shteteve, atëherë do të hiqet edhe masa 100% për mallrat serbe.
“Unë e mirëpres Kuvendin qe ta autorizoj një delegacion për dialogun, detyra e qeverisë është për materien, unë jam ne dialog qeveria e shkruan të gjithë kapitullin na e nënshkruajmë kontratën në dialog dhe me shkuar me pyet Serbinë a është dakord për një kontratë të tillë, atëherë mundet me u hekë ndoshta edhe taksa”, tha Haradinaj.
Kreu i ekzekutivit pas mbledhjes së Qeverisë, komentoi edhe deklarimet e zyrtarëve serb, ku këta të fundit po e cilësojnë Kosovën si vend me njerëz që marrin pjesë në luftëra të huaja, tha se Kosova i ndjek penalisht ata njerëz.
“Po i dëgjoj deklarimet e zyrtarëve serb dhe aludojnë tek gjihadistat, Kosova i ndjek penalisht këta njerëz, ndërkaq gabimi i Serbisë është kështu, ata i kanë listat e pagesave ende. Institucionet e Kosovës janë krah për krah me institucionet euroatlantike për paqe”, tha Haradinaj.
Ndërsa sa i përket formimit të ushtrisë, Haradinaj thotë se NATO nuk deklarohet se është kundër apo për.
“NATO është r vendosur ta mbroj paqen dhe stabilitetin në Kosovë, NATO ka protokoll të marrëdhënies me FSK, nëse e ndërroni mandatin e FSK ne duhet ta shqyrtojmë marrëdhënien me FSK. Ai nuk po thotë që është për as nuk po thotë që është kundër, ai po e thotë këtë qe po ua them unë”, tha Haradinaj.
Sipas Haradinajt, Kosova ende nuk është duke u anëtarësuar në NATO, në momentin që aplikon, sipas tij, do të iu shpjegohet gjithçka rreth FSK-së.
“Ne ende s’jem kandidat për NATO, vendimi është sovran dhe i drejt, edhe nëse dikush s’pajtohet me ketë vendim, ne prapë e marrim sepse është vendim i brendshëm. Ne nuk jemi të anëtarësuar në NATO mirëpo Kur dojmë me aplikua për NATO shkojmë derë me derë dhe ua shpjegojmë se çfarë është ushtria”, tha Haradinaj.
https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/334160340701155/