Haradinaj mohon se Platforma e Dialogut ka lidhje me taksën

Prishtinë | 06 Mar 2019 | 18:01 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se shpreson që nesër do të gjinden votat për t’u votuar Platforma e Dialogut e që sipas tij është hap i madh.

Ai njëherësh ka mohuar se platforma është e ndërlidhur me mundësinë e pezullimit ose heqjes së taksës, transmeton Klan Kosova.

Haradinaj ka ripërsëritur qëndrimin e tij rreth moslargimit të taksës ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja.

Nesër në orën 09:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ku do të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Ekipit Negociator të Kosovës si dhe Platforma për finalizimin e dialogut ndërmjet të dyja vendeve,njofton Klan Kosova.

Të ngjashme