Haradinaj: Moskoordinimi i Qeverisë me Amerikën rrezikoi interesin nacional të vendit

Prishtinë | 08 Shk 2023 | 19:09 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, me t’u kthyer nga SHBA-ja, ka mbledhur kryesinë e partisë së tij.

Në një njoftim në profilin e tij zyrtar në Facebook, Haradinaj tha se temë diskutimi në këtë takim ishin zhvillimet politike dhe përmbajtja e vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai tha se ishte dakordim i përbashkët që zhvillimet politike në vend janë në momentet më vendimtare për shtetin tonë.

“Qeveria Kurti ka dështuar në ndërtimin e një strategjie e cila do e vendoste Kosovën në pozitë të favorshme në raport me Serbinë. Mos koordinimi me aleatët tanë, veçmas me Amerikën, ka rrezikuar interesin nacional të vendit dhe gjitha të arriturat e deritanishme të shtetit”, ka shkruar mes tjerash Haradinaj.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tha Haradinaj, insiston në marrëveshjen përfundimtare për njohje të ndërsjellë me Serbinë.

Të ngjashme