Nëse energjinë që jemi duke e shpenzuar në çështjen e kufijve do ta adresonim kah njohjet atëherë pesë vendete e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, do ta kishin bërë një gjë të tillë, raporton Ekonomia Online.
Kështu tha kryeministri Ramush Haradinaj në konferencës pas mbledhjes së Qeverisë duke iu referuar deklarimeve të Presidentit Hashim Thaçi se nëse e bindin se do të na njohin shtetet që nuk ka na kanë njohur deri më tani atëherë do të heq dorë nga korrigjimi i kufijve.
“Ideja me lëvizë e kufijve është shqetësuese, nëse atë energji që e kemi për kufijtë e kishim adresuar kah njohjet atëherë Greqia e Sllovakia na kishin njohur deri tash besoj”.
Haradinja ka komentuar edhe raportimet në media se zyrtarë të NATO-s kanë thënë se nëse mandati i Forcës së Sigurisë së Kosovës zgjerohet, Këshilli Veri-Atlantik do të duhet të rishqyrtojë nivelin e angazhimit në Kosovë.
“Ne mundemi me marrë pikëpamje të caktuara gjithkund, por NATO është serioz ne jemi në komunikim të vazhdueshme me ta këtë le të dinë gjithkush. Nuk janë kompetenca shtesë është mandat i ushtrisë”.
“Nuk ka të bëjë me më pak kompetenca por ka të bëjë me mandat ka një dallim se ja kem ndërruar emrin. Këtu mos keni dilema. Ne jemi thellë të bindur dhe e falënderoj NATO për atë çfarë po bënë këtu. Vendimi është nacional”.
Haradinaj ka komentuar edhe një incident që ka ndodhur mbrëmë në veri të Mitrovicës, raporton EO.
“Nuk mendoj që shpërblehet dhuna dhe incidentet mendoj që kushdo që i nxit ato do ta merr faturën. Ata që e përkrahin stabilitetin e Kosovës paqen ata kanë me dal fitues. Nuk besoj që dikush ka me fituar me incidente”.
https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/1198193526986703/