Haradinaj: Ndalu sa s’të kanë ndalë o Albin Kurti!

Prishtinë | 31 Gus 2022 | 22:15 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar me një postim në faqen e tij në Facebook lidhur me gjendjen e keqe energjetike në vend, dhe pas vendimit të sotëm që t’iu ndalen pagat grevistëve.

“Ku je tuj dashtë me e çu këtë vend o Albin Kurti?! A je tu e pa që je duke e shkatërru me themel!?”, ka shpërthyer kreu i AAK-së.

“Me çfarë të drejte ju ndalë pagat personelit arsimor? Me cilin ligj a me cilën kushtetutë?”

POSTIMI I PLOTË:

Ndalu sa s’të kanë ndalë o Albin Kurti!

Ku je tuj dashtë me e çu këtë vend o Albin Kurti?! A je tu e pa që je duke e shkatërru me themel!?

Me çfarë të drejte ju ndalë pagat personelit arsimor? Me cilin ligj a me cilën kushtetutë? Kush janë ata sejmenë trima që i kërcënojnë e i shantazhojnë mësuesit!

Kush ta ka dhanë atë të drejtë që në pikë të verës me e lanë popullin në terr! Pse e ke pengu ndërtimin e Kosovës së Re? Pse nuk i ke hapë rrugë gazit për energji?

Pse po i mbanë paret e popullit në arkën e shtetit e nuk po i rrit rrogat. A ta ka thanë dikush se njerëzit kanë fillu të vuajnë edhe për bukë?

Ky vend nuk është pronë e jotja. Ti ke marrë votë me qeverisë vendin e jo me shkatërru atë.

Hiq dorë nga kjo mënyrë e qeverisjes sa nuk është bërë vonë. Ktheju popullit, sepse po t’u kthy ai ty, do të përfundosh me turp. Ndalu vetë e mos lejo të të ndalin!

Të ngjashme