Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ishte i pranishëm në 20 vjetorin e Televizionit të Mitrovicës, ku u prit nga themeluesi, Nexhmedin Spahiu, njofton Klan Kosova.
Në këtë ngjarje, Haradinaj i ndau Medaljen “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, Spahiut.
“Para 20-vjetësh, filloi punën Televizioni i Mitrovicës, si vlerë e shtuar e pluralizmit medial në Kosovë dhe dritare e zhvillimeve të gjithmbarshme, të pasqyruara me vërtetësi e realizëm. Me këtë rast, pata kënaqësinë të jem i pranishëm në pritjen e organizuar nga themeluesi i televizionit, Nexhmedin Spahiu, dhe t’iu shpreh konsideratën time të gjithë grave dhe burrave që punuan për të vërtetën, duke i dhënë hapësirë gjithnjë mendimit të lirë. Për kontributin e tij në fuqizimin e medias së pavarur dhe informimit të drejtë, Nexhmedin Spahiut i ndava Medaljen “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.