Haradinaj: Ndihma për kompanitë rritë të hyrat e buxhetit të Kosovës

Prishtinë | 23 Jan 2018 | 16:50 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj vizitoi kompaninë “Hib Petrol”, e cila është ndër taksapaguesit më të mëdhenj në Kosovë.

Kryeministri Haradinaj tha se bizneset duhet të ndihmohen sepse ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e vendeve të punës, raporton Ekonomia Online.

“Kjo kompani kontribuon në buxhetin e Kosovës përmes taksave me 80 milionë e 400 mijë euro. Është me rëndësi që Qeveria e Kosovës, por edhe ajo komunale dhe të gjithë akterët tjerë në vend, të përkrahim rritjen e këtyre kompanive të Kosovës, sepse çka do të ndodhë me publikun, do të ketë rritje të vendeve të punës, do të ketë shumë më shumë kompani që bashkëveprojnë me këtë kompani, njëkohësisht do të kemi shumë më shumë të hyra në buxhet që është diçka e mirë”, tha ai.

Ndërsa Ibrahim Bucaliu, drejtor i “HIB Petrol”, tha se është nder për ta që ta pres kryeministrin në vizitë.

“Është nder ta presim kryeministrin në vizitë. Vizita e kryeministrit dhe kryetarit të Komunës ka thyer tabunë, sepse zakonisht ku flitet për kompani të naftës zakonisht mendojnë që është biznes i cili bëhet përmes kontrabandës”, tha ai.

Të ngjashme