Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj në ora 12:30 do të niset për në Hagë.
Këtë e ka konfirmuar për Ekonomia Online, këshilltari i tij Halil Matoshi.
“Në orën 12:00 do të jetë në Aeroport”, ka thënë shkurt ai.
Haradinaj do të udhëtojë për në Vjenë, për të vazhduar pastaj drejt kryeqytetit holandez.
Haradinaj të premten e javës së kaluar ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale e Hagës për t’u intervistuar.