Kryeministri i Kosovës dhe njëheri kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se sot 19 vjet më parë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është nis për më shumë pluralizëm dhe debat, ku sipas tij i ka dhënë alternativa dhe zgjidhje politike vendit.
“I qëndruam besnikë përpjekjeve për shtetkrijim dhe pas pavarësisë kemi shërbyer si vlerë e shtuar e demokracisë sonë të re”.
“Në aleancë me qytetarin e Kosovës, AAK mbetet e angazhuar për shtet të fortë dhe kohezion shoqëror e kombëtar”.
“Mirënjohës të gjithë atyre me të cilët rrugëtuam bashkë përgjatë këtyre viteve dhe që besuan në vlerat dhe vizionin e Aleancës. Na priftë e mbara”, tha Haradinaj në Facebook.