Haradinaj në Gjermani krah zv.presidentit të PE-së, në konferencën për investimet e huaja në Kosovë

Prishtinë | 17 Mar 2023 | 21:09 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në kuadër të vizitës në Gjermani, ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga organizatat shqiptare ku është trajtuar tema e investimeve në Kosovë.

Haradinaj ka thënë se investimet në Kosovë krijojnë qëndrueshmëri ekonomike.

“Gjatë qëndrimit në Gjermani, kisha kënaqësinë të jem i pranishëm në konferencën e organizuar nga organizatat shqiptare, ku u trajtua tema e
investimeve në Kosovë, si mundësi për qëndrueshmëri ekonomike në vend”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka njoftuar se gjatë konferencës ka diskutuar edhe me zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.

“Gjatë konferencës kisha nderin të diskutoj me z. Rainer Wieland, zëvendëspresident i Parlamentit Evropian dhe personalitete tjera të respektuara”, ka treguar Haradinaj.

Ai ka shtuar se duhet angazhim më i madh i institucioneve të Kosovës për përmirësimin e fushës ligjore për investitorë të huaj.

“Para të pranishmëve theksova se mërgata është potencial i madh ekonomik i Kosovës, por edhe pasuri njerëzore e cila meriton kujdes të veçantë. Pavarësisht progresit të arritur, nevojitet angazhim më i madh nga institucionet tona për përmirësimin e fushës ligjore në favor të krijimit të ambientit më të mirë për investitorë të huaj, me theks të veçantë për sipërmarrësit tanë nga mërgata”, ka përfunduar Haradinaj.

Të ngjashme