Haradinaj në përkrahjeve të bizneseve, ka dy kërkesa për Qeverinë

Prishtinë | 28 Maj 2021 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, që ta shtyej afatin e mundësisë së marrëveshjeve për bizneset si masë e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike deri në fund të vitit 2021 si dhe të zgjatet periudha e marrëveshjeve për shlyerje të detyrimeve.

“Pandemia e ka vështirësuar afarizmin dhe ia ka pamundësuar pagesën e tatimeve shumë bizneseve, prandaj kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që: -Afatin i cili përfundon më 30 qershor, të përcaktuar me vendim të Qeverisë, si masë e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike, ta shtynë deri në fund të vitit 2021; dhe – të zgjatet periudha e marrëveshjeve për shlyerje të detyrimeve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Meqenëse Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike ka vonuar të miratohet nga Kuvendi i Kosovës, afatet për faljen e ndëshkimeve të bizneseve janë të kufizuara dhe si pasojë nuk kanë mundur të përfitojnë nga kjo masë, edhe ashtu e pamjaftueshme”, ka shtuar tutje ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme